Ish-aktorja e filmave për të rritur, Mia Khalifa, shkaktoi të qeshura përzier me kritika me deklaratën se vajza e saj duhet të investonte shumë para për impiante në gjoks nëse dëshiron t’i ngjajë nënës së saj.

Videoja ku i flet vajzës së saj “të ardhshme” ka arritur mbi 7.3 milionë shikime në Tik Tok duke u bërë virale. 28-vjeçarja aktron sikur po i flet fëmijës së saj.

“Mami, mezi pres të dukem si ti kur të rritem”, thotë vajza imagjinare. “Mami shpenzoi 13.000 Dollarë për gjoksin dhe 15.000 për hundën, kështu që më mirë të fillosh të kursesh”, thotë Khalifa. Skeçi shkaktoi të qeshura dhe shok që në fakt, ish-aktorja ka kryer ndërhyrje përpara se të pësonte incidentin në gjoks gjatë ndeshjes së hokejit.

Komentuesit u shprehën të habitur pasi gjithnjë kishin menduar se i kishte pasur reale, ndërsa të tjerë e quajtën “investim i mirë”. Pati nga ata kritikë që u çuditën si Khalifa mundi të paguante operacione të tilla kur ka deklaruar se ajo ka fituar vetëm 12.000 dollarë nga industria e filmave për të rritur.

Në vitin 2019, ish-aktorja zbuloi se ky ishte totali që ajo grumbulloi nga filmat e saj, për të cilët thotë se ka punuar vetëm tre muaj. Megjithatë, emri i saj u bë mjaft i njohur dhe ndër më të kërkuarit në faqet për të rritur, edhe pasi u shkëput nga karriera.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: