TIRANE- Bleron Dokle, djali i ish-deputetit socialist, Namik Dokle i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me Ornela Belën. Por përveç festës së tyre familjare, ata kanë zhvilluar edhe një ceremoni zyrtare, teksa i janë betuar njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ceremonia është zhvilluar në tarracën e gjelbër të Bashkisë Tiranë, dhe pjesë e saj ishin edhe familjarët e dhëndrit dhe nuses, të cilët u bënë dëshmitarë të këtij momenti të veçantë.

I pranishëm ishte edhe ish-deputeti, Namik Dokle, i cili i rrethuar edhe nga mbesat dhe nipërit e tij, dhe në krah të Veliajt nuk e fsheh gëzimin e tij për martesën e djalit të tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb