Thonë që nuk është etike t’i përmendësh moshën zonjave, por në rastin e regjisores së famshme Vera Gabocka, nuk mund të rrimë pa e përmendur sepse mosha dhe forma e saj nuk kanë pikë lidhje me njëra tjetrën.

70 vjeç dhe në superformë fizike, me energji të jashtëzakonshme dhe me shumë produktivitet profesional, zonja Grabocka është një shembull frymëzimi për çdo grua. Ajo është fotografuar nga paparazzi ynë disa ditë më parë në shoqërinë e Popi Kolës.

Popi ka qenë një bashkëpunëtor i hershëm i Grabockës, në të gjitha projektet artistike që ajo ka bërë në televizion, por ai kaloi si menaxher me kohë të plotë të Arilena Arës që kur kjo e fundit fitoi X Faktor.

Por me sa duket ata rrinë dhe punojnë përsëri bashkë. Grabocka është parë me një palë xhinse shumë të ngushta që nxjerrin në pah më së miri formën fizike të saj dhe duket sikur vitet janë thjesht një numër, të cilat regjisorja e famshme i ka sfifuar në çdo gjë./ PANORAMAPLUS

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb