TIRANE- Pak para nisjes së seancës së sotme parlamentare, gazetarja Marsela Karapanço ka siguruar për BalkanWeb disa foto pikante të takimeve të deputetëve në sallën e Kuvendit.

Ajo që na bëri përshtypje ishte një bisedë e deputetit kontrovers Ben Blushi me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Ndonëse Blushi e ka kritikuar shpesh gjendjen e ekonomisë në vend, nuk dihet pse ministri i Financave i ka shkuar pranë. Ai i është afruar menjëherë pasi Blushi zuri vend dhe i tregon diçka, fillimisht një dokument dhe pastaj në celular, sa të jep përshtypjen se do t’i mbushë mendjen!

Në foto Blushi shihet edhe me deputeten Mimoza Hafizi e cila njihet si mbështetëse e tij, por nuk ka munguar as një shtrëngim duarsh me Agron Dukën.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: