Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar median si gënjeshtare për fotot që u publikuan në lidhje me sasinë e të pranishmëve në inaugurimin e tij si President.

Trump po mbante fjalimin e tij pas betimit ndërkohë që në media u shfaqën fotot e të pranishmëve në Shëtitoren Kombëtare që e krahasonin me inaugurimin e Barack Obama-s si President në vitin 2009.

Ndërsa sipas sekretarisë së shtypit të Donald Trump, kjo ka qenë pjesëmarrja më e madhe e parë ndonjëherë në ndonjë inaugurim, edhe pse sipas medias aty ishin të pranishëm jo më shumë se 750 mijë vetë, ndërsa për inaugurimin e Obamas morën pjesë 1.8 milionë persona.

Trump tha se administrata e re amerikane  do të shqyrtojë me kujdes lajmet e paraqitura nga mediat. Të shtunën, miliona vetë morën pjesë në protesta në SHBA dhe në mbarë botës për të drejtat e grave, aktivistët e të cilave besojnë se janë në kërcënim tani me administratën e re amerikane.

Protesta më e madhe në SHBA, u bë në kryeqytetin e Uashingtonit, ku më shumë se 500 mijë vetë dolën rrugëve me pankarta në duar, shkruan BBC.

(e.f/ BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: