Kaia Gerber dhe Austin Butler nuk ecën bashkë në tapetin e kuq të Cannes 75, por megjithatë gjetën një mënyrë për t’i treguar botës dashurinë e tyre dërrmuese. Të dy ishin në Croisette për premierën e filmit Elvis.

Ai, 30 vjeç, është aktori kryesor i filmit të shumëpritur, ku luan rolin e këngëtarit të famshëm. Ajo, 20 vjeçe, është një nga supermodelet më të kërkuara, vajza e së mrekullueshmes Cindy Crawford.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E mësuar me pasarelat më të famshme, Kaia Gerber tregoi gjithë elegancën e saj të lindur në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës. Trup elegant, këmbë kilometrike, dekolte e vogël, Kaia është thjesht e mrekullueshme. Buzëqeshja e saj na kthen pas në kohë në vitet nëntëdhjetë kur mami Cindy parakalonte në pasarela. Me një fustan të gjatë në ngjyrë koral i Celine, Kaia tregon format e saj perfekte. Në shpinë dhe në krahë i bien në sy shumë tatuazhe, të vogla dhe magjepsëse. Gerber është një mrekulli, por me Austin Butler ajo ka arritur perfeksionin.

Pas shfaqjes të dy janë fotografuar duke u puthur me njëri-tjetrin. Butler dhe Gerber kapin fytyrat e njëri-tjetrit, qeshin, shkëmbejnë puthje pasionante. Të gjithë rreth tyre brohorasin dhe duartrokasin për dhjetë minuta për filmin, por Kaia dhe Austin, si koha të kishte ndalur për to, duket se duan të festojnë vetëm dashurinë e tyre të ëndrrave.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb