Babai i Elenës, 24-vjeçari Alessandro Nicodemo Del Pozzo ka shkuar menjëherë në vendin ku u gjet trupi i pajetë i vajzës së tij. I dëshpëruar ai shihet teksa ngushëllohet nga familjarët e tij.
I riu u arrestua për grabitje në vitin 2020, por më vonë u shpall i pafajshëm. Ai dhe nëna e Elenës, Martina Patti, nuk ishin bashkë prej disa kohësh.
Në fakt, në vendin ku u gjet trupi i fëmijës, në via Turati, në Mascalucia, i riu shkoi në shoqërinë e partneres së tij të re.
(BalkanWeb)
