Zbulohet portreti i mbretit Charles që do të shfaqet në monedhat britanike pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth.

Sipas BBC, monedhat e reja mbajnë portretin e monarkut britanik pa kurorë dhe në profilin e majtë, në ndryshim nga portreti i monarkut të mëparshëm.

Monedhat e para me portretin e ri do të jenë 50 cent dhe do t’u jepen koleksionistëve nga Royal Mint brenda pak javësh, ndërkohë që publiku që do të fillojë t’i përdorë deri në fund të vitit. Mbreti Charles dha miratimin e tij për portretin dhe madje u shpreh shumë i kënaqur me rezultatin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Royal Mint (@royalmintuk)

Monedhat e reja do të dalin së bashku me rreth 27 miliardë monedha me portretin e Mbretëreshës, të cilat do të pranohen për disa vitet e ardhshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: