AUSTRALI-Pranë Broome, në gadishullin e Dampier, Australi, është zbuluar gjurma më e madhe e dinozaurit në botë.
Me 1.75 metra, gjurma ka thyer rekordin e 106 centimetrave, që mbahej me një gjurmë të gjetur në korrik të 2016 në Mongoli, në shkretëtirën e Gobi, nga shkencëtarët e Okayama University of Schiece.
Sipas grupit që e zbuloi, nga University of Queensland dhe James Cook University, gjurma e gjetur në jug të Cable Beach, i përket një sauropoda, i lartë 5.4 metra dhe që ka jetuar 140 milion vjet më parë, një e dhënë e cila e bën atë gjetjen më të vjetër në Australi.
Nga 2011 kërkuesit kanë gjetur më shumë se 400 dëshmi antike të dinozaurëve në këtë zonë dhe është kjo arsyeja që turistët dhe banorët e kanë pagëzuar me emrin ‘Jurassic Park of Australia.
(da.xha/BalkanWeb)
