Protesta kundër projektit të paralajmëruar në Zvërnec ka vijuar në ditën e pestë radhazi para Kryeministrisë, ku qindra qytetarë kanë shprehur kundërshtimin e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe mesazheve drejtuar qeverisë. Në pamjet dëgjohen protestuesit teksa brohorasin “Edi Rama dorëhiqu”, ndërsa të tjerë mbanin pankarta me mbishkrime si “Atdheu nuk është në shitje”.
Qytetarët, aktivistët dhe personazhe të njohur publikë që iu bashkuan protestës më të madhe të zhvilluar ndonjëherë në Tiranë.
Qytetarët kërkojnë anulimin e projektit që parashikon ndërtime në Zvërnec.
Protestat për Zvërnecin kanë hyrë tashmë në ditët e tyre dinamike, ndërsa kundërshtimi ndaj projektit po gjen mbështetje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë dhe në Kosovë.
