Një martesë e papritur ajo mes Vincent Cassel dhe Tina Kunakey. Cifti që kishte shprehur dëshirën për tu martuar, ka zgjedhur Bidaert në France, pak kilometra nga Biarritz, një qytezë ku aktori 51 vjeçar dhe modelja 21 vjeçare janë njohur në 2016.
Pavarësisht diferencës së moshës (30 vjet), që kishte ngjallur shumë diskutime në fillim të historisë së tyre, Cassel dhe Kunakey kanë kurorëzuar ëndrrën e tyre.
Disa ditë më parë në një intervistë për Vanity Fair, ish bashkëshorti i Monica Belluci kishte thënë që do martohej me modelen 30 vjet më të re se ai.
Një dashuri e lindur papritur ajo me Tinën, pa shumë pyetje për diferencën e moshës, sepse, siç thotë aktori francez “dashuria nuk zgjedh”.
Gjatë ceremonisë së martesës Cassel është shfaqur me një kostum bezhe dhe një këmishë rozë dhe me syze, ndërsa Tina është shfaqur e mrekullueshme me një fustan të bardhë që i nxirrte në pah dekoltenë shpërthyese.
Fotografët gjithashtu kanë fiksuar momentin kur Kunakey zbret nga makina dhe Cassel shfaqet i habitur nga bukuria e saj.
Për Ish seks simbolin kjo është martesa e tij e dytë. Ai ka qenë për 14 vite i martuar me aktoren e fashme Monica Belluci, 53 vjec, me të cilën u njoh në 1996 dhe u martua në 1999. Cifti që u divorcuar në 2013 ka dy vajza, Daven dhe Léonie.
(da.xha/BalkanWeb)
