Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Altin Alikajt, i cili u gjet i vrarë në banesën e tij. Ngjarja u zbulua ditën e sotme në lagjen ‘24 Maji’. Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje live tha se 46-vjeçari ka plagë pas koke nga goditja, që dyshohet se është bërë nga goditja me sëpatë, si dhe një plagë e shkaktuar nga armë zjarri pas shpatullës. Po ashtu, mendohet se viktima është dhunuar para se të vritej, ndërkohë që ngjarja ka disa ditë që ka ndodhur.

Po ashtu ka dyshime se ish-ushtaraku ishte përdorues i drogës, kryesisht heroinës. Nga hetimet e deritanishme, ka disa pista që hetohen për vrasjen, ku e para dyshohet që të ketë lidhje për konflikte droge, por nuk përjashtohet as grabitja. Gazetari Mehmeti raporton se 46-vjeçari para disa kohësh ka qenë në Kosovë dhe sipas burimeve atij ishte mbajtur pasaporta dhe më pas ka ardhur ilegalisht.

  • foto galeri
  • foto galeri

Burimet thanë se pas vrasjes, që mendohet se ka qenë e mirëorganizuar, viktimës i është marrë dhe telefoni, i cili rezulton i zhdukur.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb