Publikohet foto e Kristjan Kolës, 34-vjeça që u ekzekutua me armë zjarri në Shkodër.


Viktima ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali, në momentin e vrasjes. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe një ambulancë e cila mori trupin e viktimës që ndodhej në trotuar për ta transportuar drejt morgut.
Policia e Shkodrës njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta. Autorët e vrasjes janë ende të paidentifikuar.
