KURBIN- Autobusi nga Kosova, që kishte nisur udhëtimin e tij nga Prizreni për në Tiranë, është shkrumbuar totalisht nga flakët. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Fushë-Milot. Fatmirësisht nga flakët asnjë pasagjerë nuk pësoi lëndime.
‘BalkanWeb’ ka siguruar një video nga momenti teksa shihet se si forcat e zjarrfikëses shuajnë zjarrin, i cili duket se ka përpirë gjithçka, ndërsa ka ngelur vetëm skeleti i autobusit.
“Me datë 26.08.2017, është marrë njoftim se në Fushë-Milot, ka marrë flakë një mjet autobus i Kosoves. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfiksja që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet aksidentale. Nga shërbimet e policisë rrugore është bërë devijimi i qarkullimit rrugor në aksin e vjetër rrugor Milot – Lezhë dhe Milot – Laç deri në përfundim të veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe në shmangie të trafikut. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, njoftoi më herët policia, e cila po vijon me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.


(ed.me/BalkanWeb)
