Prej orës 14:00, vijon protesta e studentëve, e nisur fillimisht para Ministrisë së Arsimit, ku u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protesta nisi me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për përmirësimin e kushteve në arsim, por situata u përshkallëzua gjatë tubimit, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe autobot me ujë me presion.
Disa pamje kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa një student duket i rrahur keq. Personi në foton që ndodhet brenda furgonit të policisë është i riu që më parë përballoi i vetëm me grushte gjashtë policë të FNSH-së, të pajisur me shkopinj gome. Mësohet se ai është Klevin Metaj, student i Universitetit të Tiranë. Nga pamjet e publikuara më pas dukej Metaj duke ecur në trotuar dhe aty goditet nga një efektiv, ai më pas përleshet fizikisht me ta.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
