TIRANE

Një makinë është përfshirë nga flakët në kryeqytet. Ngjarja është shënuar pak caste më parë në  zonën e Ali Demit. Mësohet se makina e përfshirë në flakë është tip Mercedes Benz A-class me targë AA849GP në pronësi të shtetasit Sh.M.

“BalkanWeb” ka siguruar foto dhe video nga momenti i djegies së automjetit, ndersa në pamje është fiksuar edhe momenti kur në makinë dëgjohet një shpërthim.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në makinë, por fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar nga flakët. Hetimet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e zjarrit në makinë.

Njoftimi i policisë: 

Në zonën e “Ali Demit” ka rënë zjarr në mjetin me targë AA849GP në pronësi të shtetasit Sh. M.

Mjeti ka qenë në një pikë servisi për shërbim dhe pronari i mjetit nuk ka pretendime për zjarrin e rënë në mjet. Paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb