Një aksident ka ndodhur në Vlorë, ku drejtuesi i automjetit Mercedes-Benz me targa AB780EY, shtetasi Kelian Llakaj, ka përplasur një automjet Toyota me targa AB031GU me drejtues Redjon Skëndon, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Më vonë, në rrugën ‘Gjergj Kastrioti’, afër vendit të quajtur Vola, Llakaj ka goditur një automjet Ford me targa DY534EC, duke vënë në rrezik jetën e shtetases Adelina Hysni Kasaj (Kosta), punonjëse e I.E.V.P Vlorë.

Pas një ndjekjeje 30-minutëshe nga policia, Llakaj është përfshirë në aksident tjetër, duke përplasur motomjetit e ‘Shigjetave’ dhe automjetin e ‘Shqiponjave’.

Testet e alkoolit kanë rezultuar pozitiv, me 1.25 mg/l në testin e parë dhe 1.29 mg/l në të dytin. Më pas, Llakaj u kap nga policia.

Vlorë/Në gjendje të dehur në drejtim të automjetit, përplas disa mjete dhe tenton t’i largohet Policisë, kapet dhe ndalohet pas ndjekjes 34-vjeçari.

Sot, rreth orës 19:50, në rrethrrotullimin e Çoles, në lagjen “1 Maji”, shtetasi K. Ll., 34 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ka përplasur fillimisht tre mjete dhe, gjatë lëvizjes për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ka goditur edhe një tjetër mjet me drejtuese shtetasen A. K., rreth 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje për ndalimin dhe kapjen e tij. Pas lokalizimit të 34-vjeçarit, ky i fundit ka tentuar t’i largohet shërbimeve të Policisë duke manovruar me shpejtësi dhe goditur dy mjete të Policisë, duke vënë në rrezik jetën e efektivëve.

Pas ndjekjes së vazhdueshme nga Policia, në një zonë jashtë qendrave të banuara, për të shmangur rrezikun për drejtuesit e tjerë të mjeteve apo kalimtarët e rastit, u bë e mundur ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit K. Ll., i cili u shoqërua menjëherë në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: