Franca ka theksuar se duhen garanci të forta për Ukrainën përpara çdo diskutimi për çështjen e territorit.

“Ne duam garanci të forta sigurie përpara çdo diskutimi mbi territorin. Kemi bërë përparime, por ka ende shumë për të bërë”, kanë deklaruar autoritetet franceze.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi bisedime në Berlin me të dërguarit e SHBA-së dhe udhëheqësit evropianë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare.

Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje me Ukrainën është shumë afër.

“Tani jemi më afër” një marrëveshjeje për Ukrainën. Jemi më afër se kurrë” përfundimit të luftës në Ukrainë”, u shpreh Trump.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: