FRANCE

Franca pritet të lehtësojë masat anti-Covid. Që prej ditës së nesërme më 17 qershor maska nuk do të jetë e detyrueshme në ambientet e brendshme.

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri francez, i cili tha se kërkesa për njerëzit që të mbajnë maska jashtë do të hiqet nga dita e enjte, me disa përjashtime, ndërsa shtetrrethimi i orës 23:00 do të përfundojë në 20 qershor .

“Situata shëndetësore e vendit tonë po përmirësohet më shpejt sesa prisnim. Mbajtja e maskave në ambientet e jashtme nuk do të jetë më e detyrueshme, përveç rrethanave të caktuara, kur ka grumbullime”- ka thënë Castex.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb