Franca do të zbresë në fushë të premten mbrëma ndaj Turqisë me një mungesë të rëndësishme në repartin e mbrojtjes. Ibrahima Konaté nuk do të jetë në dispozicion për këtë takim, pasi ka shfaqur shqetësime në gjurin e këmbës së djathtë.
Mbrojtësi nuk arriti ta përfundojë seancën stërvitore të zhvilluar të mërkurën, duke bërë që stafi mjekësor i kombëtares franceze të vendosë për të mos e përfshirë në sfidën e radhës. Në vend të tij do jetë Leny Yoro, qendërmbrojtësi 19-vjeçar i Manchester United.
