Shtatë persona rezultojnë të zhdukur në Francën juglindore, duke përfshirë dy fëmijë nga e njëjta familje. Mediat e huaja raportojnë se këta persona u morën nga ujërat e furishëm teksa përpiqeshin të kalonin urat me makinë mbi lumenjtë që kishin vërshuar pas shirave të rrëmbyeshëm.

Një familje prej katër anëtarësh, duke përfshirë dy fëmijë të moshës 4 dhe 13 vjeç, u rrëmbyen nga një rrjedhë uji teksa përpiqeshin të kalonin një urë të përmbytur në Gardon a Dion, në veri të Nîmes, rreth orës 23:30 të së shtunës. Ky fakt u konfirmua nga Press Frédéric Loiseau, sekretar i përgjithshëm i qarkut.

Aktualisht autoritetet janë në kërkim të babait të familjes dhe dy fëmijëve. Nëna, një grua 40-vjeçare e cila ishte gjithashtu në makinë, u gjet nga ekipet e shpëtimit dhe u dërgua në spital.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb