Sulmuesi francez i Milanit, Christopher Nkunku nuk ka dilema. Në intervistën e tij për Gazzetta dello Sport, ai u shpreh se Franca me 3 skuadra që ka, ka potencialin për të fituar Botërorin.
“Kupa e Botës do të jetë pas tre ose katër muajsh, dhe nëse japim më të mirën për klubin, do të kemi më shumë shanse për t’u thirrur.
“Franca është vërtet e fortë. Mund të kemi tre ekipe, dhe secila do të ishte konkurruese për të fituar, sepse kemi sektorë të të rinjve që funksionojnë mirë”, përfundoi ai.
