Anglia siguroi një fitore të pastër 3-0 përballë Senegalit duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale ku do të përballet me Francën, një super sfidë që premton spektakël.

Trajneri Southgejt i gëzohet fakti që ekipi i tij u tregua shumë konkret ku goditën 4 herë kuadrat dhe realizuan 3 gola:

Southgajet
Southgajet

“Më pëlqehu shumë konkretizimi i skuadrën në zonë, më pëlqeu gjithashtu si lëvizën pa top. Nuk bëmë mirë në 30 minutat e para, në një kohë kur Senegali kishte shumë energji dhe bëri presing. Mundësitë tona më të mira erdhën si pasojë e rikuperimit të topit, mendoj se Bellingham dhe Henderson ishte të shkëlqyer në këtë aspekt. Kane? Të gjithë qendërsulmuesit dëshirojnë të shënojnë gjithmonë, ndaj Senegalit bëri një pjesë të dytë shumë të mirë.

Franca? Është një skuadër e shkëlqyer, me rekorde të mira dhe me shumë individualitete. Ne duhet të luajmë në mënyrë më të mirë të mundshme përballë tyre”, theksoi Southgate.

Harry
Harry

Më në fund theu mallkimin në këtë Botëror edhe kapiteni Herry Kane, tani të gjithë fansat shpresojnë që Kane të bëj liderin edhe përballë Francës: “Ndeshjet me eliminim direkt nuk janë kurrë të lehta, ne treguam shumë pjekuri. Ishte e vështirë, por u treguam të zonë duke shfrytëzuar të gjithë rastet që na u shfaqën”, u shpreh Harry Kane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb