Franca ia doli të shkojë në finalen e Botërorit të Katarit, pas triumfit 2-0 ndaj Marokut. I Ftuar në Qatar n’24 në News 24 ishte trajneri i njohur, Shpëtim Duro.

“Janë dy skuadra që parashikoheshin që do ishin në finale. Si Franca ashtu edhe Argjentina kanë bërë mirë, një finale jashtëzakonisht e bukur. Të mëdhatë u eliminuan prej gabimeve të veta, si përshëmbull Portugalia dhe Spanja. Të dyja e kanë merituar të shkojnë në finale.

Ne parashikonim një Francë racionale, një Francë që di çfarë të bëjë dhe si të veprojë. Maroku shkruajti historinë, ne e thamë që është mjaft e rrezikshme. Është e vërtetë që Maroku shkruajti historinë me përformancat e saj” – Tha ai.

Duro shtoi: “Franca-Marok- Po të kalonte Maroku, do ishte surprizë. Përballë kishte një Francë me autoritet dhe racionale. Pat një moment, kur pati Griezzman në fushë, sapo gjeti momentin, realizoi. Pati disa momente në pjesën e parë për të dyfishuar shifrat, por pati edhe momente për të barazuar shifrat. 20 minutat e para të pjesë së dytë, u tërhoq Franca. Maroku ka në përbërje lojtarë të Chelseat, Fiorentinës dhe Bayernit.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: