Një ndeshje mjaft e bukur pritet të jetë ajo mes Argjentinës dhe Francës ku në fushë do të zbresin disa nga yjet e futbollit botëror.
Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet ku favorit mund të konsiderohet Franca pas paraqitjeve të deritanishme.
Për këtë ndeshje ka folur edhe legjenda e Argjentinës Krespo cili shprehet:
“Unë jam i lumtur që Argjentina është kualifikuar tutje në botëror. Sa i përket ndeshjes me Francën, mund të them se ne nuk jemi favorit për atë ballafaqime”. Franca duhet të shqetësohet, pasi ata janë favoritë për ta fituar ndeshjen”.
Ai foli gjithashtu edhe për ndeshjen me Nigerinë.
“Në fund të lojës me Nigerinë, djemtë po qanin nga gëzimi për shkak të presionit që kishin hasur dhe unë shpresoj që tani do të dalin nga presioni”, përfundoi ai
