FRANCË – Pas 15 vjetësh në profesion, një pastiçier është akuzuar për racizëm ndaj zezakëve, sepse ëmbëlsirat e tij me çokollatë të quajtur “Zotat” dhe “Perëndeshat” janë bërë objekt polemikash.

Realisht, ai ka krijuar disa ëmbëlsira me formën e njerëzve të trashë, të shkurtër, mbuluar me çokollatë, me buzë ngjyrë rozë dhe organe seksuale tepër të spikatura. “E pranoj, – thotë ai, – se disa njerëz shokohen kur shikojnë këto organe seksuale në pastat e mia, – por unë nuk jam racist.”

Në fakt, alarmin e vuri një anëtare e shoqatave që luftojnë racizmin, e cila ka kërkuar heqjen nga tregu të këtyre llojeve të pastave. Sipas saj, këto pasta janë karikatura të pahijshme dhe fyese për zezakët. Ato tallin besimet e tyre në shumë perëndi, ca më tepër duke pasur parasysh edhe emrin që u ka vënë.”

(ar.sh/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb