FRANCË- Grabitës të armatosura janë në arrati në Francë pas vjedhjes së 70kg flori në një autostradë në juglindje të Francës të hënën.
Banda e katër grabitësve që operonte me dy makina, e rrethoi makinën e blinduar dhe e detyruan që të largohet nga autostrada ndërmjet Parisit dhe Lionit.
Më pas plaçkitësit morën arin pluhur në makinën e tyre dhe u larguan duke mbyllur rojet e sigurisë në pjesën e pasme të furgonit dhe i vunë zjarrin automjeteve të tjera të tyre.
Dy rojet që rrezikuan të digjeshin të gjallë u shpëtuan nga policia pas njoftimit nga një dëshmitar. Grabitësit ikën menjëherë, duke lënë pas një zjarr masiv të përhapur në të gjitha automjete para se të shkonin zjarrfikësit, raporton AP.
Grabitja ndodhi në autostradë A6 që lidh Lyon në Paris. Policia tha se është vënë në ndjekje të autorëve.
Xhandarmëria franceze tha se grabitje kanë ndodhur edhe më herët në autostradë por një grabitje e tillë nuk kishte ndodhur më parë.
(m.k/BalkanWeb)
