Një reklamë informuese e qeverisë në TV, e nënshkruar nga Ministria e Tranzicionit Ekologjik dhe e drejtuar kundër konsumizmit, ka zemëruar tregtarët në ditët e shumëpritura të së Premtes së Zezë (”Black Friday”), duke ngjallur kritika edhe ndaj ministrit të Ekonomisë, Bruno Le Maire.

Ministri i Tranzicionit Ekologjik, Christophe Béchu bëri thirrje për kthjelltësi në blerje duke shtuar se nisma në emër të uljeve ishte e dëmshme.

Béchu njoftoi disa herë dje se kishte autorizuar shfaqjen e një reklame informuese që nxit frenimin e blerjeve të panevojshme duke preferuar produkte të përdorura, të ricikluara ose të rinovuara.

”Reklama nuk do të tërhiqet pasi 0,2% e reklamave televizive i kushtohet pyetjes nëse të gjitha blerjet janë të dobishme. Duke pasur parasysh çështjet e tranzicionit ekologjik, nuk më duket e pamatur”, theksoi ai.

“Aq më tepër, këtë javë të të Premtes së Zezë, e cila është kthyer në simbol të hiperkonsumit”, shtoi ai.

Tregtarët, kryesisht në sektorin e tekstilit dhe modës (3% të PBB-së), paralajmëruan qeverinë, duke urdhëruar ministrinë të tërheqë menjëherë reklamën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: