Këshilli i Europës bëri thirrje sot për një veprim urgjent përballë krizës njerëzore të paparë të përfaqësuar nga mijëra migrantë, që po përpiqen të hyjnë në Bashkimin Europian përmes kufirit greko-turk.

“Është koha për të vepruar menjëherë dhe për t’iu përgjigjur nevojave humanitare dhe për mbrojtje të atyre personave të bllokuar midis Turqisë dhe Greqisë”, tha komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç.

Duke kërkuar t’i bëjë presion BE-së dhe NATO-s për të fituar mbështetjen e tyre në operacionet e saj ushtarake në Siri, Turqia ka hapur kufijtë e saj drejt Europës.

Përballë këtij fluksi, Greqia u vendos në një alarm “maksimal” të dielën për të mbrojtur kufijtë e saj.

Një organizatë paneuropiane jodetyruese për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë, Këshilli i Europës përbëhet nga 47 shtete anëtare, përfshirë vendet e BE-së, por edhe Turqinë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb