Presidenti Emmanuel Macron, ka bërë një paralajmërim të fortë për të pavaksinuarit francezë: Nuk do të mund të pini dot as jë kafe.
“Do t`u vështirësojmë jetën të pavaksinuarve, dhe do t`u kufizojmë mundësitë e lëvizjes dhe veprimit”. Macron mendoi se do të shënonte pikë me pohimet e forta të bëra për gazetën “Le Parisien”, ku tha se “ kam shumë qejf t’i nervozoj të pavaksinuarit”.
Ligjvënësit franceze ndaluan debatet mbi një ligj që u ndalon të pavaksinuarve shumë akvitete të jetës publike. Për të dytën natë radhazi, seanca e Asamblese Komëbtare u bllokua nga deputetë opozitarë që ankohen për gjuhën e kreun të shtetit, të përshkruar “si të papërgjegjshme e të paramenduar”. Legjilacioni pritet të aprovohet me votim këtë javë, por ai i ka zemëruar ndjeshëm kundërshtarët e vaksinës e disa ligjvënës francezë pretendojnë se kanë marrë disa kërcënime me vdekje nga persona të paidentifikuar.
(BalkanWeb)
