FRANCE

Janë 18 zona franceze të cilat janë në alarm portokall, 15 prej të cilave kërcënohen drejtpërdrejtë nga stuhia Fabien, e cila pritet që gjatë natës të godasë brigjet jug-perëndimore dhe nesër në mëngjes Korsikën.

Alarmi, për erën e fortë, është forcuar edhe nga ajo e dallgëve të rrezikshme në Gironda dhe në Arcachon. Në Korsikë aeroporti i Ajaccio, i përmbytur për shkak të reshjeve, është mbyllur dhe disa rrugë janë bllokuar.
Vazhdon, prej gati një muaj moti i keq në të gjithë Brigjet e Kaltra dhe në Provenza.

Në brigjet e Marsejës, një burrë është shpallur i humbur pasi ra në det nga një barkë me vela, e cila ishte përfshirë nga stuhia e papritur.
Një tjetër që udhëtonte me të ka arritur të shpëtohet nga një helikopter, pasi ishte kapur në anën e barkës, në kushte hipotermie. Në ditët e shkuara, tre persona kanë vdekur në Spanjë dhe pesë të tjerë në Portugali për shkak të një tjetër stuhie të quajtur Elsa.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: