Trupi i pajetë i një gruaje 22 vjeçe u gjet sot, duke e çuar në pesë, përfshirë një fëmijë, numrin e personave të mbytur nga një dallgë e fortë që përfshiu një kanion në ishullin francez të Korsikës, bëhet e ditur nga burime policore.

Trupi i vajzës së re u gjet 150 metra nga zona ku u mbytën katër persona, edhe një fëmijë 7 vjeç, trupat e të cilëve u gjetën të mërkurën.

Pesë viktimat e kësaj tragjedie janë një vajzë 7 vjeçe dhe i ati i saj, udhërrëfyesi i kompanisë ”Alticanyon”, i moshës 36 vjeç, një djalë i ri 26 vjeç dhe një grua e re 22 vjeçe, sipas së njëjtit burim.

Bruno Maestracci, drejtues i shërbimit të emergjencës lokale bëri të ditur për median se menjëherë është ofruar ndihmë psikologjike për të vlerësuar gjendjen psiqike të personave që ishin të pranishëm në ekskursionin në kanion dhe të shpëtuarit po merren ende në pyetje për zbardhjen e ngjarjes.

”Situata është delikate, është e dukshme që njerëzit janë në gjendje shoku, ka shumë turistë”, përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb