Sapo u shpall rezultati i bashkisë së Himarës, ku fitoi Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, media greke i kanë bërë jehonë lajmit.

Të gjitha mediat online kanë pasqyruar në faqen e parë fitoren e Belerit, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave për zgjedhjet. Këto media kanë pasqyruar dhe festimet e mbështetësve të Belerit, të cilët nisën festën teksa numërohej kutia e fundit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pas shpalljes së rezultatit final, mbështes të tij u vendosën para zyrave të OMONIA-s, ku brohorisnin emrin e Fredi Belerit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: