Më shumë se 100 mijë njerëz janë mbledhur në Paris për të kërkuar liri dhe demokraci për Iranin. Në këtë tubim, përvec disidentëve Iranianë janë të pranishëm edhe zyrtarë Amerikanë si dhe Europianë. Avokati personal i Trump Rudy Giuliani dhe këshilltari Newt Gingrich janë gjithashtu të pranishëm në konferencën e së shtunës, “Free Iran” në Paris, organizuar nga grupimi më i madh opozitar ne mërgim MEK.
Gjatë diskutimeve që I paraprinë tubimit të 30 qershorit në Paris, panelistët folën për nevojën e ndryshimit të regjimit Iranian I cili sipas tyre ështe shtypës dhe që shkel cdo të drejtë themelore të njeriut.
Ish-senatori amerikan Robert Torricelli foli për panelin e Lirë të Iranit me konkluzionin e qartë se ajo që po bën Presidenti Trump lidhur me izolimin e regjimit iranian është ajo çfarë duhet të bëjnë të gjithë duke përfshirë edhe Bashkimin Europian.
Julio Terzi, ish-ministër i jashtëm italian, i tha tubimit të lirë të Iranit në Paris se mënyra e vetme për t’u përballur me Iranin ishte duke vazhduar të ushtronte presion ndaj Rouhanit dhe Khamenei dhe shtoi: “Është krejtësisht e gabuar të vazhdohet me mënyra të tjera si rritja e bashkëpunimit në të gjitha fushat, si fushat kulturore ose bashkëpunimi i inteligjencës, Të martën, një zyrtar i Departamentit të Shtetit njoftoi se vendet e tjera, duke përfshirë Kinën dhe Indinë, duhet të ndalojnë blerjen e naftës iraniane deri më 4 nëntor ose të përballen me sanksione të SHBA. Irani po përjeton tashmë një dhimbje të konsiderueshme ekonomike, duke ndezur një sërë protestash të kohëve të fundit që kanë rikrijuar shpresat në Uashington për një revolucion popullor që do të instalonte një qeveri më të moderuar.
(BalkanWeb)
