Prishja e dy pishinave të “Prestige Resort” në Golem ka indinjuar edhe qytetarët e Kosovës, të cilët zgjedhin Shqipërinë, si destinacion për të kaluar pushimet. Për një pjesë të tyre ky resort është mjaft i njohur dhe i preferuar, pasi e kanë përzgjedhur vit pas viti, të kënaqur nga akomodimi, stafi dhe shërbimi që iu është ofruar.

Ndërsa, sot ata ndiejnë keqardhje për situatën aspak të këndshme të krijuar prej ditësh në këtë resort, që sipas tyre cenon imazhin e Shqipërisë dhe sjell pasiguri për investimet e huaja në vend.

Ky sulm gjatë sezonit turistik ka sjell pasiguri tek vizitorët vendas dhe përtej kufijve. Efekt negativ ka patur edhe tek agjencitë turistike në Kosovë të cilat deklarojnë se frika dhe pasiguria ka sjellë anulim të biletave turistike.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb