FIER-Është ndalur sot në Fier gara e Fressh Voice, ku do të zgjidhen liderët e rinj. Të pranishëm në këtë takim ishin deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, Elisa Spiropali, Gazemend Paja si dhe Arlinda Dudaj, anëtarë të jurisë së Fressh Voice. Në një takim para të rinjve, Majko nuk kursehu as batutat, ndërsa theksoi se në panelin e jurisë kishte konflikt interesi.

“Tani duhet të them diçka. Dua të ripërsëris fjalën që thash pas kamerave. Ne si juri jemi gjysma në konflikt interesi. Një nuse nga fier, dhe Gazin që ka ardhur sot (qesh).”, tha Majko.

E menjëhershëm ka qenë dhe kundërpërgjigja e Pajës, i cili ka thënë me shaka se “një dhëndër nga Fieri”.

Majko: Jemi të suprizuar nga kjo shfaqje. Ne kemi një himn, ne politikanët çdo katër vjet, nëse ky vend mund të na dojë përsëri, pavarësisht se kemi një barrë me mëkate. Ne si fillim na është dridhur zëri, siç është propozimi i parë. Sot ju do ua bëni politikës këtë propozim, jo neve.

Gazmend Paja: Unë jam në shtëpinë time këtu, kështu që Pandi kujdes kur e ngre zërin. jam i sigurt që kryetari do jetë nga Fieri.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: