Zëvendëspresidenti JD Vance foli për shqetësimet e amerikanëve për mundësinë e një konflikt të zgjatur të SHBA në Lindjen e Mesme.

Ndërsa Presidenti Donald Trump vazhdon të shqyrtojë mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ushtarake kundër Iranit.

“Ideja se do të jemi në një luftë në Lindjen e Mesme për vite me radhë pa asnjë fund në horizont, nuk ka asnjë shans që kjo të ndodhë”, tha Vance në një intervistë për The Ëashington Post .

Trump është anuar nga diplomacia me Iranin, ndërkohë që e ka lënë në tavolinë vendimin nëse do të godasë vendin.

SHBA-të zhvilluan bisedime me Iranin në Gjenevë një ditë më parë, por me disa shenja përparimi, por pa ndonjë përparim të madh, shkruan CNN.

“Mendoj se të gjithë preferojmë opsionin diplomatik”, tha Vance duke shtuar se kjo varet nga ajo se çfarë do të bëjnë dhe thonë iranianët.

Vance, i cili shërbeu në Marinë dhe si korrespondent luftarak në Irak, tha se nuk e dinte se si do të vepronte Trump, duke përsëritur qëndrimin e administratës për të parandaluar Iranin nga pajisja me armë bërthamore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb