Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, në një prononcim për gazetarin e News24, Klevin Muka, ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, duke bërë të ditur se janë depozituar kallëzime. Ai paralajmëroi gjithashtu se përgjegjësit, sipas tij, do të përballen me drejtësinë.
“Është ushtruar dhunë e paprecedentë. Kallëzimet janë bërë. Ata që po mbështesin regjimin e tij, kur Edi Rama të ikë, ata do të bëjnë burg. Frika është vrarë, por Ramës po i kthehet bumerang.
Urtësia dhe bashkimi, kjo është përgjigjja ndaj kësaj diktature. Avantazh është fragmentarizimi i protestës dhe nesër i garës elektorale. Faktori politik duhet të ketë Shqipërinë në radhë të parë dhe jo egot politike.”, tha ai nga protesta kombëtare e thirrur nga PD, që do i bashkohet dhe protestës së studentëve që pritet të nisë pas pak.
