Frika nga COVID-19 ka bërë që institucionet ta ruajnë vigjilencën. Kështu, bashkia e Fierit ka dezinfektuar dhe larë pedonalen “Muharrem Agolli” dhe parku qendror të qytetit.
Gazetari Erivs Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se që në orët e para të mëngjesit i gjithë ky territor është dezinfektuar nga punonjës te Bashkisë, ndërsa ky proces pritet të kryhet edhe në mjedise të tjera të populluara e të frekuentuara nga qytetaret.
Aktualisht në Fier janë 146 persona aktiv me koronavirus, ndërsa 16 persona kanë humbur jetën.
(BalkanWeb)
