Aeroplanët ushtarak turk F-16 kanë fluturuar sot për të gjetur 14 anijet luftarake turke që dyshohet se janë marrë nga puçistët.

Reuters raporton se aeroplanët turq kanë hyrë thellë në ujërat greke në detin Egje, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë agjencia AFP thekson se aeroplanët F-16 kanë tentuar që të ndalojnë dy anije që ishin nisur drejt ujërave greke.

Një sasi e madhe e pajisjeve ushtarake, armë dhe një numër i madh i anijeve janë marrë peng dhe janë përdorur gjatë puçit të dështuar ushtarak.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb