Mesfushori suedez i Midtjylland, Kristoffer Olsson po trajtohet në spital për një sëmundje akute të trurit pasi humbi ndjenjat në shtëpinë e tij. Klubi danez ka njoftuar tifozët, teksa ka treguar për situatën e 28-vjeçarit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Futbollisti 28-vjeçar i kombëtares suedeze ka humbur ndjenjat në shtëpinë e tij të martën dhe është transferuar në spitalin universitar të Aarhus, ku është shtruar i lidhur me një respirator” – Shkruan klubi i Midtjylland.

Ndërkohë që nuk mungon edhe një postim nga faqja zyrtare e Kombëtares së Suedisë.  “Sot morëm lajmin e tmerrshëm se Kristoffer Olson është ndier keq papritur dhe gjendet në spital i lidhur me një aparat respirator. E gjithë familja e futbollit suedez mendon për ty dhe shpreson që ta marrësh veten shpejt. Mendimet tona shkojnë edhe për të dashurit e Kristoffer në këtë moment të vështirë” – Shkruan Përfaqësuesja. Ndeshja e fundit në të cilën futbollisti në fjalë ka zbritur në fushë i takon datës 9 shkurt, kur Midtjylland u përball me Fredrikstad në Atlantic Cup.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: