Zyrtarët amerikanë raportohet se po përgatiten që Koreja e Veriut të ndërmarrë veprime gjithnjë e më ‘provokuese’ në prag të zgjedhjeve të nëntorit, pasi Pheniani forcon lidhjet me Moskën.

“Nuk kemi dyshim se Koreja e Veriut do të jetë provokuese këtë vit. Është vetëm një çështje se sa përshkallëzuese është”, tha një zyrtar i inteligjencës amerikane për NBC Neës.

Pritet që diktatori koreanoverior Kim Jong-un dhe presidenti rus Vladimir Putin, i cili sapo mori mandatin e radhës në krye të Kremlinit të takohen së shpejti.

Sipas zyrtarëve të inteligjencës amerikane, disa nga veprimet përshkallëzuese, çfarëdo qofshin ato, priten të ndodhin afër periudhës së zgjedhjeve në SHBA.

Zyrtarët e administratës së Biden po ngrenë shqetësime në lidhje me aleancën, e cila vjen në mes të një bashkëpunimi në rritje midis rivalëve amerikanë, Rusisë dhe Kinës.

Një shqetësim tjetër është se Rusia mund të ndihmojë Korenë e Veriut të përparojë në përpjekjet e saj për të ndërtuar një nënndetëse që mund të lëshojë raketa të armatosura bërthamore – një kërcënim që do ta lejonte atë të shtrinte kërcënimin e saj ndaj aleatëve të SHBA-së, Japonisë dhe vendeve në të gjithë rajonin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb