BRUKSEL- Hedhja e fishekzjarrëve të Vitit të Ri në Bruksel është anuluar, pas frikës së madhe që ka pushtuar mbarë Europën për sulme të mundshme terroriste. Mediat e huaja pohojnë se autoritetet e qytetit kanë thënë se vendimi është marrë të mërkurën në mbrëmje, pas konsultimeve me zyrtarët e qeverisë.

Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, rreth 100,000 njerëz kanë dalë në Bruksel për të pritur Vitin e Ri. “Në këto rrethana, nuk mund të kontrollojmë secilin”, ka thënë kryetari i Brukselit, Yvan Mayeur.

Këto masa vinë fill pas tragjedisë së ndodhur në Paris, pasi së paku katër terroriste të akteve barbare të 13 nëntor, ku mbetën të vrarë 130 persona,kishin ardhur nga Brukseli. Ndërkohë, këtë javë dy persona janë arrestuar, pasi dyshohet se po përgatisnin sulme terroriste gjatë festave të fundvitit në Bruksel.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: