TIRANË- Policia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Francë të ekipit të femrave që luhet sot në stadiumin “Qemal Stafa”. Gjithashtu mësohet se policia do të bllokojë të gjitha rrugët që të çojnë në stadium. Po kështu do të bllokohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” dhe do të ketë kontrolle të vazhdueshme gjatë gjithë kohës

“Kemi marrë masa për sigurinë e ndeshjes. Do të bllokohen të gjitha rrugët që të çojnë në stadium. Nuk do lejohet parkimi pranë stadiumit. Do bllokohen rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”; “Themistokli Germenji”, “Papa Gjon Pali”. Do bllokohet qarkullimi dhe në sheshin “Nënë Tereza”. Do të ushtrojmë kontrolle të vazhdueshme”, deklaron Policia e Tiranës.

Masat e rrepta të sigurisë vijnë pas alarmeve të dhëna se kjo ndeshje mund të rrezikohet nga ndonjë sulm terrorist. Madje Shërbimi Informativ Shtetëror  e shtroi këtë problem në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të thirrur nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani pak ditë më parë. Përfaqësuesja shqiptare e femrave do të luajë kundër Francës në Grupin 3 të kualifikueseve të Europianit.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: