Vëmendja e të gjitha mediave botërore është kthyer sot në Iran, ku helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti dhe ministri i Jashtëm.

Nën frikën për fatet e liderëve të vendit, ngrihet pikëpyetja se çfarë do të ndodhë në rast se presidenti Raisi ka ndërruar jetë.

Sipas ligjeve iraniane, në rast se presidenti ndërron jetë, postin e tij e merr zëvendëspresidenti i parë, i cili tani është Mohammad Mokhber. Marrja e detyrës do të bëhej pas miratimit të liderit suprem.

Sipas hierarkisë politike iraniane, kreu i shtetit është lideri suprem Ali Khamenei dhe presidenti konsiderohet kreu i qeverisë, i dyti në komandë.

Kur presidenti të ndërrojë jetë, zëvendëspresidenti i parë do të jetë në detyrë dhe në 50 ditët e ardhshme vendi duhet të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur një president të ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: