Rafael Leao ka fituar prej kohësh statusin si i paprekshëm në radhët e Milan, por në futbollin e kohëve të stome mund të ndodh gjithçka. Së fundmi, për yllin portugez po zhvillojnë sondazhe në distancë disa ekipe të mëdha si Chelsea, një arsye më shumë që kuqezinjtë të nxitojnë për të blinduar sulmuesin.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, palët priten të ulen në një tavolinë pas disa javësh për të nisur negociatat për rinovimin e kontratës. “Djalli” kërkon të josh Leaon me një kontratë më të mirë, i ofrojnë 6 milionë euro në sezon, aktualisht përfiton 4,5 milionë euro. Për Leaon është gati një kontratë 4-vjeçare të cilin mund ta firmos në çdo moment.

Sigurisht drejtuesit e Milan do të përpiqen të ndryshojnë edhe klauzolën e tij të largimit prej 150 milionë euro, tani kjo shifër nuk mjafton më. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane mes palëve ka optimizëm për të zgjatur bashkëpunimin ndërmjet tyre.
(BalkanWeb)
