Frikë për Lautaro Martinez, me kapitenin e Inter që mori pjesë në seancën e fundit stërvitore përpara sfidës kundër Ajax. “Bomberi” argjentinas kishte probleme me shpinën dhe u mjaftua vetëm me disa ushtrime në palestër.

Pavarësisht këtij fakti, Martinez ka udhëtuar me ekipin drejt Amsterdamit, por mbetet e paqartë nëse do ta nis si titullar këtë transfertë apo nga pankina.

Ndryshe nga Martinez, Darmian qëndroi në Milano.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: