Frikë për Alberto Zaccheroni-n, tekniku i famshëm italian u shtrua me urgjencë në spital mbrëmjen e së premtes pasi përplasi dhunshëm kokën në shtëpinë e tij. Gjendja e Zaccheronit është serioze, por gjatë gjithë kohës ka qenë i vetëdijshëm.
Nuk është ende e qartë kur është rrëzuar Zac, çka solli më pas një traumë në kokë.

Sipas mediave, Zaccheroni është gjetur në një dhomë nga familjaret e tij të cilët kanë njoftuar më pas urgjencën, mësohet se Zaccheroni është rrëzuar nga shkallët. Zaccheroni ka drejtuar në të kaluarën Milanin, skuadër më të cilët ka fituar titullin kampion në Serie A, ndërsa ka drejtuar edhe ekipe si Venezia, Bologna, Udinese, Lazio, Inter, Torino, Juventus dhe përfaqësuesen e Japonisë.
(BalkanWeb)
