Petrit Tafaj, përfaqësues i diasporës në Gjermani, deklaroi në News24 se diaspora shqiptare në shtetin gjerman ka nisur të organizohet për protestën e madhe më 28 Nëntor në Tiranë.
Tafaj theksoi se të gjithë protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe ndaj duhet një front i përbashkët për të larguar kryeministrin.
Bëri thirrje për bashkim të madh opozitar, me qëllim largimin e qeverisë.
Petrit Tafaj, përfaqësues i diasporës në Gjermani: Shumica e qytetarëve që janë mobilizuar për protestën kanë prerë edhe biletat e avionit.
Shumica do të jenë të pranishëm në Tiranë. Do të vijmë me ide të reja në Shqipëri, për të sjellë ndryshimin, që të gjithë duam. Ne kemi prezencën tonë edhe në Shqipëri. Ne kemi strukturat tona dhe jemi të organizuar. Rolin kryesor duhet ta kenë shqiptarët që jetojnë në Tiranë, sepse ne nuk jetojmë në Shqipëri.
Ne mbështesim protestat e fuqishme. Të gjithë protestuesit kërkojnë largimin e Edi Ramës. Gjithë populli opozitar duhet të bashkohet për të larguar këtë keqqeverisje, do ishte më mirë të themi.
