Nëse doni të qëndroni të rinj, doni mirëqenie, vitalitet dhe një pamje rrezatuese, duhet të hani këto fruta.

Boronica e kuqe
Frutat e kuqe në përgjithësi janë një ushqim thelbësor falë përfitimeve të shumta shëndetësore që ato kanë, por ne do të flasim më konkretisht për boronicën, për shkak të vetive të saj rinovuese për bukurinë dhe për shëndetin në përgjithësi. Boronica ofron karotenoide, komponime shumë të vlerësuara për aftësinë e tyre për të luftuar radikalet e lira, të cilat shkaktojnë plakjen e lëkurës dhe trupit. Ajo është e pasur me vitamina A, C dhe, në një masë më të vogël, vitaminë B. Sa për minerale, përmban kalcium, kalium, hekur, fosfor dhe magnez.

Në mesin e vetive të saj spikasin:
• Ndihmon të mbajë në funksionimin e duhur trurin dhe në rritjen e kujtesës
• Parandalon dhe trajton infeksionet e urinës
• Përmirëson problemet me shikimin, të tilla si vështirësi për të parë në errësirë
• Nëse hahet plotësisht e pjekur, ajo ka një efekt laksativ
• Ka veti pastruese
• Kujdeset për lëkurën dhe e mban atë të re dhe të tonifikuar, pasi ajo mbron dhe forcon indet e kolagjenit. Ajo është një përbërës në shumë kremra kozmetike.

Papaja
Papaja është një dhuratë e natyrës dhe, edhe pse në disa vende është ende një frut ekzotik, gjendet shumë lehtë në dyqane.

Vetitë dhe përfitimet e saj:
• Ajo ka një efekt alkalizues në trup, ideale për të luftuar aciditetin që shkakton sëmundje dhe plakjen e trupit tonë
• Lufton kapsllëkun
• Promovon nxirjen
• Përmirëson apo parandalon njollat e lëkurës dhe ekzemën
• Ajo ka veti antiinflamatore dhe analgjezik, një faktor thelbësor për të qënë të shëndetshëm, duke marrë parasysh se shumica e sëmundjeve kronike përfshijnë inflamacionin.
• Farat e saj të ndihmojnë për të eliminuar parazitët e zorrëve
• Forcon sistemin imunitar
• Ajo është një ushqim i domosdoshëm për secilin lloj të çrregullimit të stomakut, të tilla si ulçera, koliti, gastriti, sindromi i zorrëve nervoze dhe kështu me radhë. Sistemi i tretjes duhet të jetë i shëndetshëm për të siguruar një cilësi të mirë të jetës dhe në këtë mënyrë të shmangni plakjen e parakohshme.

Rrushi
Duhet të keni dëgjuar shumë për vetitë antiplakje të verës, por në fakt këto përfitime janë nxjerrë nga rrushi. Kompleksi në fjalë është resveratrol, një molekulë e dobishme për shëndetin që gjendet te rrushi dhe që ju lejon të luftoni plakjen qelizore, shenjat e jashtme të plakjes dhe sëmundjet në përgjithësi. Resveratroli, përveç kësaj, gjithashtu parandalon sëmundjet metabolike, inflamatore dhe sëmundjet kardiovaskulare. Për të përfituar nga përfitimet e tij këshillohet të pini një lëng të freskët të bërë vetëm nga rrushi, duke përfshirë lëkurën dhe farat.

Avokado
Avokadoja është një frut shumë ushqyes dhe i plotë, që mund t’i hahet edhe fara, e cila gjithashtu mundëson përgatitjen e maskave për fytyrën dhe kapilarët. Avokado është e pasur me proteina dhe yndyrna të shëndetshme që ushqejnë lëkurën dhe trupin në përgjithësi. Përmbajtja e saj e lartë me vitaminë E ndihmon në parandalimin e shfaqjes së rrudhave. Avokado, gjithashtu kontraston mbajtjen e ujit dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Shega
E pasur me polifenole, shega spikat për fuqinë e saj të madhe antioksidante, antiseptike dhe antiinflamatore. Shegë është e pasur me kalium dhe siguron sasi të konsiderueshme të magnezit, fosforit dhe hekurit. Ajo përmban vitaminë C, B1 (thiamine), B2 (riboflavin) dhe niacin. Përbërësit e saj antioksidant reduktojnë stresin oksidativ të organizmit, si dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, anemisë dhe urinës, si dhe ruajnë shëndetin e qelizave të lëkurës. (Shije)
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: